Kriza e energjisë/ 1 megavat arrin në 730 euro, eksperti: Fatura e importit mund të arrijë 1 mld euro, dimri do jetë më i vështirë

29 Gusht 2022, 14:17 | Përditesimi i fundit: 2022-08-29 16:10:44

Shtrenjtimi i energjisë elektrike nuk ka të ndalur. Sot një megavat në bursën e ndërkombëtare HUPX kushton mesatarisht 731.05 euro, nga 501.71 euro që ishte në të njëjtën datë të muajit të kaluar. Ndërsa në raport me 29 gushtin e vitit të kaluar rritja e çmimit për megavat është rritur me 8 herë, pasi vjet një megavat kushtonte 90.46 euro.