Kriza energjetike, ERE përcakton çmimet për energjinë elektrike! Qeveria: Ende s’ka vendim nëse hyn në fuqi më 1 nëntor, presim përmirësim të situatës

28 Tetor 2022, 16:45

Ende nuk ka një vendim nëse duke filluar nga data 1 nëntor do të hyjë në fuqi apo jo fasha 800 kWh për çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë. Edhe pse ERE njoftoi sot se rikonfirmoi çmimet për fashën nën dhe mbi 800 kWH, Qeveria bëri me dije se aplikimi i këtyre çmimeve do të varet nga shifrat e javës së parë të nëntorit.