Kriza energjetike, OSHEE blen mbi 19 mijë megavat rreth 5 mln euro! Ankandi ishte për 44 mijë MWh energji

11 Tetor 2021, 18:05

OSHEE ka zhvilluar sot një ankand për të blerë 44.400 megavat/orë energji elektrike, për datat 13-17 tetor. Ankandi u mbyll në orën 15.00 dhe OSHEE ka arritur të blej vetëm 19.400 megavat/orë me çmim mesatar 255.79 euro. Ankandi është zhvilluar në tre faza, ku në të parë kanë marrë pjesë 10 kompani, të cilat kanë ofruar çmime deri në 300 euro për megavat orë. Ndërsa në bursa mëngjesin e sotëm çmimi për megavat ishte 219.5 euro. 19.400 megavat/orë u blenë me çmim mesatar 255.79 euro ose rreth 5 milionë euro.

Ndërsa në fazën e tretë që është edhe ajo finale ku bëhet mbyllja e ankandit janë listuar në sistem kompanitë sipas çmimit më të ulët të ofruar.