Kriza energjetike, Rama zbulon planin e kursimit: E hëna pa makina, për të kursyer, jo për ekologji! Do të ketë ditë që do punojmë nga shtëpia

18 Mars 2022, 13:48

Kryeministri Edi Rama zbuloi një ndër pika e draftit të papublikuar të qeverisë lidhur me përballimin e krizës, duke thënë se ditët e hëna do të jenë pa makina dhe kjo për të kursyer.

Ai tha se do të ketë edhe ditë kur do të duhet të punojmë nga shtëpia për të kursyer.

"Agjencia ka nxjerr një plan me pika, disa prej të cilave ne i kemi në draftin tonë të kursimit të energjisë, dhe do ta bëjmë. Sot kemi mbledhjen e qeverisë, se do bëjmë ditën e hënë pushim. Pas kësaj do bëjmë një tjetër mbledhje për të bërë ditën e hënë pa makina, por do të vijë gradualisht. Agjencia thotë të dielën pa makina, pra do ta bëjmë dhe ne si ata, për të kursyer, jo për ekologji. Ose flasim për 3 mosvajtje në punë njëlloj si me COVID, por jo më për infeksioni por për krizën", u shpreh ai.

    No videos found.