Kriza, ndërkombëtarët dhe Presidenti

20 Nëntor 2019, 21:14

TIRANE- I ftuar në studion e Repolitix me gazetarin Denis Minga, kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se për krizën politike në vend po përdoret si pretekst Gjykata Kushtetuese. Ai tha se roli i Metës është i pakuptimtë pasi ai nuk ka reaguar as në kriza më të mëdha se kjo, siç ishte rasti i daljes së opozitës nga parlamenti.

Patozi ironizoi takimet e liderit demokrat Lulzim Basha duke thënë se teksa Meta bën thirrje popullit që të kapin armët, Basha duhet të rreshtohet krah tij për të përballuar këtë situatë të 'vështirë'.