Kriza për mësues, Ministria e Arsimit ‘i falet’ profesioneve alternative! Udhëzimi i ri, zgjerohen mundësitë për aplikim të mësuesve

17 Shkurt 2023, 17:03

Mungesa e studentëve që preferojnë dhe zgjedhin degën e mësuesisë ka bërë që ministria e arsimit të shikojë forma të reja alternative për të nxjerr mësues të rinj. Përmes një udhëzimi të ri bëhet me dije se nga shtatori i vitit 2023 të diplomuarit në një fushë të ngjashme ose të përafërt me fushën e mësuesisë, do të kenë mundësi që të ushtrojnë profesionin e mësuesit, pasi të kenë kryer formimin e nevojshëm psiko-pedagogjik në një nga fakultetet e edukimit në institucionet e arsimit të lartë.