Kriza po dëmton bizneset, Banka e Shqipërisë: Besimi në ekonomi ra 2.5%, kanë probleme me punësimin, kontratat e çmimet

9 Gusht 2022, 07:54

Bizneset janë të pasigurta për të ardhmen për shkak të mungesës së porosive, rënies së aktivitetit, problemeve me punësimin dhe çmimeve të larta. Banka e Shqipërisë thotë se besim në muajin korrik ka rënë me 2.5%, krahasuar me qershorin dhe sektorët e prekur janë industria, ndërtimi, shërbimet dhe tregtia.