Kriza politike/ Meta pret Berishën në Presidencë për konsultime

20 Nëntor 2019, 12:13 | Përditesimi i fundit: 2019-11-20 15:10:35

TIRANE-Pas takimit dje me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe drejtuesit e partive të opozitës jashtë parlamentit Presidenti Ilir Meta vijon sot takimet me aktorë të tjerë të politikës. Në orën 12:00 Meta ka pritur Sali Berishën duke vijuar takimet me ish-presidentët, teksa dje priti Rexhep Mejdanin.

Në orën 17:30 Meta do të presë në takim shoqërinë civile, ku pritet që të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Fondacionit "Shoqëria e Hapur" Soros në Shqipëri. Në ditët e ardhshme Presidenti ka ftuar edhe Këshillin e Ambasadorëve që drejtohet nga Besnik Mustafaj.