Kriza politike në Kosovë/ Avokati sërish në protestë, qethet në oborrin e Parlamentit

21 Korrik, 13:26 | Përditesimi: 21 Korrik, 13:26

Avokati Arianit Koci ka protestuar sërish në ambientet e jashtme të Parlamentit në Prishtinë, kundër krizës politike të krijuar në vend. Pak momente përpara nisjes se seancës së 50 të kësaj të hëne për konstituimin, ai qethi flokët i ulur në një karrige. Rreth 3 javë më parë ai hyri në oborrin e Kuvendit me 4 gomerë, që simbolizonin sipas tij deputetët dhe klasën politike në Kosovë.

r.k./Shqiptarja.com