Krizë për misër, çmim më i lartë! Mishin, vezët dhe bulmetin pritet t’i blejmë më shtrenjtë

25 Shtator, 16:31 | Përditesimi: 25 Shtator, 16:31

Bulmetin, mishin dhe vezët pritet t’i blejmë më shtrenjtë, pasi këtë sezon është rritur dhe çmimi i misrit si në tregun vendas ashtu dhe në atë të huaj. Ky produkt është bazë për blegtorinë e pularitë ndaj ndikimi pritet të jetë i menjëhershëm. Shqipëria prodhon vetëm 310 mijë tonë misër, ndërsa për të plotësuar nevojat do të importohet nga jashtë afro 100 mijë tonë.

r.k./Shqiptarja.com