‘Krizë’ për mjekë në spitalin e Fierit! Shefi i Urgjencës: Nuk po ia dalim dot me 140 vizita në ditë, na ndihmojnë mjekët e familjes

9 Janar, 16:55

Urgjenca e Fierit po përballet me fluks pacientësh për shkak të virozave dhe nga ana tjetër nuk ka mjek të mjaftueshëm për të kryer vizitat. Dy mjekë urgjence janë në hetim nga Prokuroria dhe dy të tjerë ikin për specializim. Në këto kushte vakancat po mbulohen përkatësisht nga mjekët e familjes.