Krujë/ Tregtari i makinave qëllohet me pistoletë, ka plagë në kokë! 57 vjeçari lëvizte me motor

28 Shkurt, 22:04

Një person është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Krujë.

Report Tv mëson se bëhet fjalë Artan Goga tregtar makinash. Ai është qëlluar me pistoletë nga Perlat Merlika dhe ka plagë në kokë. 

I plagosuri ka qenë duke lëvizur me motor kur është qëlluar me armë zjarri tip me pistoletë.