Krujë/ Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, 42-vjeçarja kyç gojën! Mjeku: S'ka ardhur kurrë për vizitë

19 Mars, 12:05 | Përditesimi i fundit: 2024-03-19 14:39:07

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në ditë më parë në Krujë, ku Leta K. 42 vjeçe, dyshohet se ka vrarë foshnjën e saj pasi e ka lindur në banesë. Ajo e futi foshnjën në qesen e plehrave dhe e hodhi në lumin e Tapizës.

Ngjarja u zbulua vetëm pasi ajo shkoi të merrte ndihmë mjekësore në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe më pas është zbuluar se ajo ka kryer një lindje. 42-vjeçarja nuk ka pranuar që të flasë para policisë për arsyet që e shtynë të ndërmarrë këtë akt makabër.

Mësohet se askush nuk e dinte për shtatzëninë, e saj, madje edhe bashkëshorti në polici ka dëshmuar se nuk e dinte që kishte gruan shtatzënë. Por policia e ka marrë me dyshime dëshminë e tij dhe për të po bëhen verifikime.