Kryebashkiakja e Durrësit me maturantët: S'do ketë më mësim me 2 turne në gjimnazin 'Naim Frashëri'! Me mbështetjen tuaj do hapim kapitull të ri

22 Prill 2023, 15:16

"Brenda këtij viti nuk do të ketë më mësim me dy turne për shkollën tuaj, por ju do të mësoni në një godinë tërësisht të re dhe me kushte moderne". Kështu është shprehur Emiriana Sako, kryebashkiakja e Durrësit dhe njëkohësisht kadidate e PS për zgjedhjet e 14 majit, në takimin e zhvilluar me nxënës dhe maturantë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” të qytetit të Durrësit. Në këtë takim kryebashkiakja Sako shoqërohej nga deputetja e Partisë Socialiste  Klodiana Spahiu. Duke evidentuar faktin se shkolla e mesme Naim Frashëri është një nga dy shkollat më të mira të Durrësit, me histori dhe traditë në arsimimin e brezave, kryetarja e bashkisë Emiriana Sako tha duke iu drejtuar maturantëve se duam besimin dhe mbështetjen tuaj për të vazhduar edhe në mandatin e dytë me shumë projekte të tjera për të rinjtë, nxënësit e shkëlqyer e sportistët.