Kryebashkiakja e Përrenjasit: Nuk kemi buxhet, mbylln kopshtet dhe shkollat

20 Shkurt 2019, 14:42

Pas Bashkisë së Skraparit e cila shpalli pak ditë më parë mbylljen e shkollave, kopshteve dhe institucioneve, edhe Bashkia e Përrenjasit ka shkuar drejt të njëjtit vendim, për arsye se nuk është miratuar buxheti për vitin 2019. Vetë kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira njoftoi se situata është alarmante  dhe të gjitha shërbimet janë të bllokuara.

“Si pasojë e bllokimit të buxhetit, situata aktuale është alarmante pasi kopshtet dhe çerdhet nuk kanë ushqim, zyrat nuk kanë letër dhe bojë, punonjësit nuk kanë me çfarë të punojnë, të gjitha shërbimet janë të bllokuara”

 Rira deklaron se bllokimi i buxhetiti ka ardhur nga Partia Socialiste, për shkak se Bashkia e Përrnjasit drejtohet nga LSI-ja.

“Bllokimi i buxhetit ne bashkinë Përrenjas vjen nga keqdashja e deputetëve të PS Taulant Balla dhe Nure Belba te cilët kane berë presion këshilltarëve të PS për mos miratim te buxhetit. Gjendemi në një situatë kritike që na detyron t’i vëmë kyçin çerdheve kopshteve dhe Bashkisë. Gjithçka është sajese politike për të bllokuar bashkinë Përrenjas që qeveriset nga LSI”, deklaroi Rira.