Kryebashkiaku i Mallakastrës u mor i pandehur nga GJKKO, Braçe: U bë për t’i bërë qokën Alibeajt! Ça janë këto përkëdhelje që po i bëhen opozitës?

5 Tetor 2022, 18:16

Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar në Report Tv reformën në drejtësi, teksa u ndal në lajmin për Kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj është marrë i pandehur nga GjJKKO. Braçe tha se kryebashkiaku ka pasur një fatkeqësi në Greqi, por nuk e kupton pse kjo çështje po ndiqet kaq shumë nga drejtësia. Sipas tij, ky hetim po vijon për t’i bërë një qokë kreut të grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeajt. Sipas ish-zv.kryeministrit opozita po përkëdhelet, ndërsa thekson se kjo nuk duhet të ndodhë nëse ata kërkojnë diçka të padrejtë.