Kryebashkiaku i Vlorës komenton projektet e dhëndrit të Trump për Sazanin: Duam sa më shumë investime

18 Mars, 13:19

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, përgjatë komunikimit të tij për media, në investimin që po realizohet tashmë për rehabilitimin e rrugës së fshatit Bestrovë, i pyetur nga gazetarët, ka komentuar edhe aplikimin për investim të Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, në ishullin e Sazanit.