Kryemadhi flet me gjuhën e Metës dhe sulmon kreun e KED-së, përfshin edhe Saimir Tahirin

15 Nëntor 2019, 18:56 | Përditesimi i fundit: 2019-11-15 19:59:21

TIRANË - Njëjtë si gjuha e bashkëshortit të saj presidentit Ilir Meta, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, sulmoi kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, sa i përket procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që më shumë se sa po ndihmon në vënien në punë të saj, po e fut  Kushtetuesen në ngërç.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës nga Uashingtoni, Kryemadhi ngriti pyetje se çfarë lidhje mund të ketë kreu i KED-së Qendrën e Botimeve Zyrtare, ku tha se drejtoreshë e publikimeve është bashkëshortja e avokatit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, avokat Maks Haxhisë. Kryemadhi ju referua në këtë deklaratë faktit që në Fletoren Zyrtare është botuar Arta Vorpsi anëtare në Gjykatën Kushtetuese, dhe jo dekreti i Presidentit për Marsida Xhaferllarin.

Kryetarja e LSI-së, tha se qëllimi ka të mos ngrihej KED deri në 2019-ën derisa të vinte Dvorani e të bëhej kryetar dhe të bënte kriteret për emërimin e tij nga Parlamenti., ndërsa qëllimi final sipas Kryemadhit është që Dvroani të vihet në krye të Gjykatës Kushtetuese.

"Dua të përgëzoj që filloi lëvizja për të krijuar institucionin më të rëndësishëm në Shqipëri që prej gati 2 vitesh e disa muajsh nuk ekziston Gjykata Kushtetuese. Kemi një përballje mis Marsida Xhaferllarit dhe zonjës Vorpsi. Me çfarë të drejtë z.Dvorani boton vendimet e KED në Fletore Zyrtare, në çfarë ligji është bazuar për të botuar në Fletoren Zyrtare vendimet e KED? Se sipas ligjit që është e shkruar në Kushtetutë, në çdo gjë, nuk ekziston që zoti Dvorani të botojë publikimet e vendimeve të tyre. Kush është personi që ja ka bërë këtë gjë? Cilat janë lidhjet e zotit Dvorani me drejtoreshën e Qendrës së Publikimeve? A mos ndoshta bashkëshortja e Maks Haxhisë është drejtoresha e Publikimeve dhe nuk ka publikuar dekretet e Presidentit dhe publikon vendimet e zotit Dvorani që janë të paligjshme? A mund të ketë një lidhje midis avokatit të Saimir Tahirit dhe Dvoranit dhe gjithë kapjes së procesit të Gjykatës Kushtetuese? A është kjo një tendencë që prej disa muajsh është kapur ky proces? A është ky qëllim i zotit Agaçi, i zotit Maks Haxhia, i zotit Dvorani, të cilët kanë përdorur Zotin Rama për të mos lejuar që të ngrihet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi prej dy vitesh, pra për vitin 2017, 2018, derisa të vinte shansi që të vinte zoti Dvrorani për tu bërë kryetar i KED dhe më pas  të bënte të gjitha kriteret për kandidimin e vet nga parlamenti? A vjen gjithë ky proces për mos funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që zotit Dvorani t'i vijë përsëri mundësia  në KED e radhës për të kandiduar dhe për të qenë kryetar i Gjykatës Kushtetuese?", tha Kryemadhi.

Njëjtë si presidenti Meta, edhe Kryemadhi tha se Gjykata Kushtetuese tashmë është ngritur. "Ka një proces dhe shumë çështje për të diskutuar, që nga dekretet e presidentit, që nga zaptimi i zyrave nga kryetarë bashkish, ligji për koncensionet, etj", shtoi kryetarja e LSI.

    No videos found.