Monika Kryemadhi është shprehur se ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, është në ‘top formë’.
Komentet Kryemadhi i bëri pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, ku u zhvillua seanca gjyqësore për dosjen ‘Meta-Kryemadhi’.
Teksa komentoi pretendimet për një rënie fizike të Ilir Metës gjatë qëndrimit në qeli, Kryemadhi tha se gjatë seancës së kaluar ish-Presidentit i kishin çuar një kostum më të madh.
Një episod 'i veçantë' i ndodhur gjatë seancës gjyqësore, sipas Kryemadhit ishte rrjedhja e ujit të kondicionerit mbi kokat e të pranishmëve. Duke folur për dosjen, ajo tha se hetimi ndaj saj dhe Ilir Metës është politik dhe nuk ka prova për fajësimin e tyre.


















