Kryemadhi sulmon ambasadorin e OSBE-së: E sheh Shqipërinë si parajsë të seksit dhe parasë

21 Mars 2019, 17:48

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një prononcimi sot në protestën para parlamentit ka sulmuar ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri Bernard Borchardt. E pyetur sesi i komenton deklaratat e kryetarit të prezencës së OSBE-së, Kryemadhi tha "Zemra ime, unë nuk përgjigjem për njerëz të cilët e shikojnë Shqipërinë si parajsë të seksit dhe parasë".

Sulmi i Kryemadhit ndaj Bernard Borchardt, vjen pasi ka qenë shumë i ashpër ndaj vendimeve radikale të opozitës shqiptare për të djegur mandatet, protestat e dhunshme, por edhe faktin që pak ditë më parë hodhi hapin e parë drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, pasi nuk dorëzoi emrat për komisionerë.