5 orë 'xhiro' nga Kuvendi tek selia e PD-së, Paloka mbyll protestën e opozitës: Basha ju përshëndet nga Brukseli (VIDEO)

Për pesë orë, mes tensionesh e thirrjeve kundër qeverisë opozita protestoi sërish sot para parlamentit.  Plot 7 tentativa ka pasur nga protestuesit për të çarë kordonin e policisë e për të hyrë në Kuvend, por pa rezultat. Protestë dhe marshim nga parlamenti drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës e për t'u mbullur më pas përpara selisë së Partisë Demokratike.

Protesta nisi para parlamentit ku vijoi për tre orë, në tentativa të shumta për të çarë kordonin e policisë. Pas tentativave të cilat janë ndalur nga policia, protestuesit dhe ish-deputetët e opozitës janë ulur këmbëkryq. Më pas protesta u zhvendos përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku liderët opozitarë negociuan me drejtuesit e saj për lirimin e protestuesve të shoqëruar nga policia, për t'u mbyllur më pas përpara selisë së Partisë Demokratike.

Protesta u mbyll nga nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i shoqëruar nga liderja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputetët e tjerë të opozitës. Paloka percolli pershendetjet e liderit demokrat nga Brukseli teksa deklaroi se në vend nuk do të ketë asnjë ditë qetësi për ata që mendojnë se stabiliteti është më i rëndësishëm se demokracia.

Në protestë mungoi lideri demokrat Lulzim Basha i cili prej ditës së djeshme ndodhet në Bruksel. Para Kuvendit u mbajtën disa fjalime nga përfaqësues politikë, ku Kryemadhi nxiti turmën e mbështetësve për të mos bërë asnjë hap pas. "Ta djegim, nuk ka hap pas", tha ajo, ndërsa menjëherë simpatizantët u sulën drejt kordonit të parë të sigurisë para Kuvendit, pa mundur të çajnë kordonin e efektivëve të policisë në mbështetje të të cilëve u vunë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Në përplasjet e vazhdueshme me policinë, në këtë protestë nuk u përdor gazi lotsjellës, por u desh të përdorej vetëm një herë uji me presion në momentin kur nga brenda selisë së PD-së hidheshin gurë drejt Kuvendit. Por teksa nga ana e policisë dukej se kishte ndryshuar taktika e rezistencës, nga ana e protestuesve ishin gjetur forma të reja të sulmit ndaj parlamentit. Sipër selisë së PD-së kishin hipur disa të rinjë, të cilët qëllonin me gurë, kapsolla dhe lëndë të tjera piroteknike ndaj policisë

Përplasjet nisën që në nisje të tubimit, me ish-deputetin Klevis Balliu që bashkë me banorët e zonës së "Astirit" që kundërshtojnë projektin e Unazës së Re, tentuan të çajnë kordonin e policisë tek ministria e Brendshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:33
Tubimi i PD-së/ Shoqërohen shtatë protestues

Policia ka shoqëruar shtatë persona nga protesta e sotme të opozitës.

Mësohet se mes të shoqëruarve është edhe banori i Unazës së Re Dorjan Protoduari.

Mësohet se ai debatoi me policinë pak para nisjes së protestës.

Ora 15:00
Paloka mbyll protestën: Basha iu përshëndet nga Brukseli

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka përmbyllur protesën e opozitës pas orësh marshime duke deklaruar se në vend nuk do të ketë asnjë ditë stabilitet nëse nuk do të ketë demokraci.

"Ju përshëndes në emër të kryetarit Basha. Jemi nisur për një rrugë që nuk ka fund tjetër përveçse fitores!

Vëllezër e motra, dua t’ju falenderoj për këtë betejë të sotme, që është vazhdim i betejës për të arritur nesër në fitoren e sigurtë. Dua t’ju përshëndes edhe në emër të zotit Basha, i cili vazhdon takimet në Bruksel, takime shumë të suksesshme, të cilat absolutisht janë pjesë e fitores që na pret. 

Siç thashë, beteja jonë nuk ka mbaruar. Jemi nisur për një rrugë që nuk ka fund tjetër përveçse fitores. Sa më shpejt ta kuptojnë këtë, aq më mirë do të jetë edhe për ta. Nuk ka asnjë forcë që ndal qytetarët të protestojnë për të drejtat e tyre. Nuk ka asnjë forcë të na ndalë në rrugën tonë për një demokraci të vërtetë në Shqipëri. 

Dhe nuk do të ketë, për ata që mendojnë se stabiliteti ka më shumë rëndësi se demokracia. Nuk do të ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri të krimit, derisa demokracia të rikthehet në Shqipëri. 

Unë ju falenderoj edhe njëherë dhe jam i bindur që me forcën tuaj, me besimin tuaj, ne kësaj rruge do t’i shkojmë në fund dhe shumë shpejt", u shpreh Edi Paloka.

Ora 14:38
Kryemadhi: Edi Rama shoqëron fëmijë nga frika dhe paniku

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se policia ka shoqruar 14 të rinj të ditëlindjes '95 për shkak se i janë bashkuar protestës së opozitës. Ajo tha se ata që duhet të arrestohen janë Damian Gjiknuri dhe cdo trafikant drogë që trafikon drogë me uniformën e policisë.

"Ne jemi këtu për të traguar që ccdo ditë dhe më shumë. Frika dhe paniku që kanë përfsirë Edi Ramën e bëjnë të bëjë gabime njëri pas tjetrit duke arrestuar 14 djem të rinj të ditëlindjes 95 të cilët janë ende fëmijë. Paniku i Edi Ramës detyron policinë të arrestojnë fëmijët e shqiptarëve. I bëj thirrje policisë të arrestojë Damian Gjiknurin dhe cdo trafikant drogë që trafikon drogë me uniformën e policisë. Të rinjtë janë shoqëruar për verifiikim. Ajo që më bën përhstypje është mënyra makabre me të cilën ai përdor policinë e shtetit. Policët janë njerëzit më të shpërdoruar nga Edi Rama", u shpreh Monika Kryemadhi

 

Ora 14:29
Cfarë ka mbetur nga sheshi i protestës?

Pas largimit të protestuesve drejt policisë së Tiranës, punonjësit e bashkisë kanë nisur pastrimin e sheshit të protestës e cila këto ditë zgjati më pak se zakonisht për të përfundua  rreth orës 13:30 kur liderët opozitarë dhe ish-deputetët kanë zhvendosur protestën në përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ora 14:13
Ish-deputetët e opozitës futen në ambientet e brendshme të Drejtorisë së Policisë

Ish-deputetët e opozitës janë futur në ambientet e brendshme të Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku do të negociojnë me drejtuesit e këtij institucioni për të negociuar lirimin e protestuesve të shoqëruar pas protestës së fundit të opozitës.

Ndërkohë që protestuesit nuk janë lejuar të futen në ambientet e brendshme të saj dhe vijojnë thirrjet "Lironi vëllezërit tanë"

Ora 13:58
FOTO epike në avion! Protesta mbetet pa 'busull' pasi Bashën...e zë gjumi

Ndërsa opozita është duke protestuar në Tiranë kundër qeverisë, lideri demokrat Lulzim Basha është nisur pas mesdite në avion nga Brukseli drejt kryeqytetit. Ai ndodhej në Bruksel prej ditës së djeshme në disa takime, ndërsa kthehet këtë të enjte, pa mundur të jetë në protestë dhe as në Prokurorinë e Tiranës që e thirri në lidhje me hetimin për kontratat e lobimit me tre kompani amerikane.

Udhëtarë të rastësishëm në të njëjtin avion me liderin demokrat, i kanë bërë atij një foto teksa qëndron në sedilje thuajse në gjumë dhe me kufjet në vesh. E ka ironizuar këtë foto gazetari Mero Baze me një koment epik:

"Mos mendoni që po fle. As që është sëmurë. Po ta vini re, ka kufje në vesh dhe po dëgjon Hymnin e Flamurit që të mos e ngatërrojë më në miting. Domethënë me mendje është në protestë", shkruan Mero Baze.

Në kohën që kjo foto qarkulloi në rrjetet sociale, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, dhe ish-deputetët e PD-së e kishin cuar turmën e protestuesve nga Kuvendi, në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, aty ku janë shoqëruar disa persona për protestat e dhunshme.

1553173886_foto2.jpg

Por ish-deputetët u panë të qëndronin gjatë para drejtorisë pa ditur se çfarë veprimi të merrnin më tej, teksa policia rrethoi godinën dhe qytetarët nuk u lanë të kalojnë kordonin. U panë të gjithë me telefona në duar duke pritur ndoshta ndonjë udhëzim për hapat e mëtejshëm të protestës. Por nëse përgjigjen e kanë pritur nga lideri demokrat Lulzim Basha...e sigurt është që duhet të presin derisa ai të zgjohet!

Edhe zëvendëskryeministri, Erion Braçe regoi pas fotografisë së në të cilën shfaqej Lulzim Basha duke fjetur gjumë në avion.

Përmes një postimi në ‘Instagram”, Braçe nuk kursen ironinë teksa shkruan që gjumi të rrit.

“Njerez te poshter, te pashpirtl gjumi të rrit. Boll bete sikur nuk flini asnjehere ne krevat! Dhe mos beni si te zhgenjyer nga Revolucioni! Revolucioni vazhdon!”– shkruan Braçe teksa publikon foton e liderit të PD-së duke fjetur gjumë me kufje në vesh.

Ora 13:49
Kryemadhi dhe ish-deputetët e PD-së i çojnë protestuesit para Policisë së Tiranës (FOTO)

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ish-deputetët Ervin Salianji, Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi udhëhoqën turmën e protestuesve nga Kuvendit drejt Policisë së Tiranës, aty ku janë të shoqëruar disa persona për dhunën në protestën e shkuar. 

 

Ora 13:29
PD zhvendos protestën përpara Drejtorisë së Policisë (VIDEO)

Ish-deputeti demokrat Flamur Noka i ka bërë thirrje protestuesve të zhvendosin protestën pëpara Policisë së Tiranës ku do të bëjnë thirrje për lirimin e protestuesve të cilët janë shoqëruar nga policia pas protestës së fundit të opozitës.

Protestuesit kanë nisur marshimin nga parlamenti drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Protesta e sotme ka nisur pa një program të përcak

Ora 13:22
Vasili: Policia provokoi (me altoparlant???) prandaj duhet thyer kordoni!!!

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili u pyet nga gazetarët se ku duan të shkojnë protestuesit që tentojnë të thyejnë kordonin e policisë para Kuvendit. Vasili i thotë gazetarëve se nuk janë treguar të vëmendshëm pasi sipas tij provokimi erdhi nga policia. Por çfarë quan zoti Vasili me provokim? Ai quan thirrjet në altoparlant! Thirrjet për tërheqje të protestuesve nga aktet e dhunës u bënë nga policia pas tentativave për çarje të kordonit të parë me efektivë para Kuvendit.

Gazetarja: Ka tentativa të herëpashershme për ta thyer kordonin e policisë, ku duan të shkojnë?

Vasili: Nuk keni qenë të vëmendshëm. Ka qenë një polici që provokon në mënyrë të vazhdueshme me altoparlant. Ju keni parë edhe emra lartë e poshtë nëpër gojë sepse kërkojnë patjetër që të kërkojë një dhunë, saqë mijëra njerëz duan ti reduktojnë çështje të tilla. Është i njëjti sistem provokativ ,që i ka bërë që ai Parlament të mbetet me vetëm një parti, kaq dhe ai të kthehet në një parlament monist. Shumë e thjeshtë, është ndarë.

Në ç ‘mënyrë janë provokuar nga policia?

Vasili: Ja në sytë tuaj, i keni kamerat hapur i shikoni, thellohuni e shikoni se çfarë ndodh, çfarë bëhet edhe keni plot lëndë të parë për ta gjetur.

Ora 13:07
Paloka: Kjo rrugë nuk ka kthim! S'ka Shqipëri në Evropë me Edi Ramën

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se kriza politike do marrë fund me largimin e Ramës si Kryeministër.

Nga protesta, ai tha se Rama nuk mund ta mbajë karrigen i rrethuar me forca speciale. "Kjo rrugë nuk ka kthim", tha Paloka duke mbajtur një fjalim para mbështetësve tek Parlamenti, të cilin nuk e quan më një institucion legjitim. "Ata që janë në atë sallë dhe bëjnë sikur Shqipëria është në normalitet, përfaqësojnë vetëm krimin, vjedhjen, përfaqësojnë votën e blerë. Nuk ka Shqipëri në Europë me Edi Ramën, me banda që blejnë vota. Ta kuptojnë shqiptarët dhe ndërkombëtarë se sa të jetë Edi Rama, nuk do të ketë asnjë ditë qetësi për këtë qeveri", tha Paloka.

Pjesë nga fjala e Palokës para Kuvendit

Edhe një herë ju bëj thirrje, qytetarë këtej dhe matanë, bëhuni bashkë një orë e më parë ta largojmë këtë qeveri.  Një orë e më parë të mbarojnë vuajtjet për shqiptarët. Sa më shumë ta zgjasë agoninë Edi Rama në karriken e tij aq më shumë do të shtohen vuajtjet për shqiptarët. Kjo rrugë nuk ka më kthim. Kush nuk e ka kuptuar, e ka për faj të tij. Shqiptarët nuk kthehen më prapa.

Mbi të gjitha, ka dorëzuar mandatet e atij parlamentit dhe ne kemi marrë mandatet e qytetarëve. Kemi marrë mandatin për ta çuar këtë vend aty ku duhet të shkojë, drejt Europës.

Nuk ka Shqipëri në Europë me Edi Ramën. Nuk ka Shqipëri në Europë me banda dhe krim që blejnë dhe vjedhin vota. Ta kuptojnë shqiptarët dhe ndërkombëtarë se sa të jetë Edi Rama në atë karrike, nuk do të ketë asnjë ditë qetësi për krimin, nuk do të ketë asnjë ditë qetësi për këtë qeveri, nuk do të ketë asnjë ditë qetësi për ata që kërkojnë t’i mbajnë shqiptarët nën zgjedhë

Ora 12:48
Ish-deputetët e opozitës ulen kembëkryq mes protesuesve (VIDEO)

Vijon protesta e opozitës përpara parlamentit. Deputetët e opozitës janë ulur këmbëkryq në mes të protestuesve si shenjë e një proteste paqësore. Kjo ishte një lëvizje e pamenduar nga opozita. Protesta e sotme ka nisur pa një itinerar të përcaktuar për shkak edhe të mungesës së liderit demokrat Lulzim Basha.

Deri më tani protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin më shumë se shtatë herë ndërkohë që tani situata duket se është normalizuar.

Kryemadhi këmbëkryq me protestuesit para parlamentit
Ora 12:30
Tensione te parlamenti, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë (FOTO)
Ora 12:24
Zbulohet se ku ndodhet sot kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në Kuvend këtë të enjte. Shqiptarja.com mëson se kreu i qeverisë prej ditës së djeshme ka qenë në Paris, ndërsa sot ai gjendet në Berlin. Takime intensive me në fokus rrugën e vendit tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ku në muajin qershor pritet të lexohet progres raporti i bërë.

Sinjalet kanë qenë pozitive dhe mbështetëse nga shumë ndërkombëtarë, por shefi i mazhorancës shqiptare duket se po bën lëvizjet e tij për të lobuar drejt një hapi të madh për Shqipërinë, siç është fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE. Kryeministri mësohet se do të kthehet sonte në Shqipëri.

Po ashtu, në Tiranë mungoi sot edhe lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili nuk drejtoi protestën e radhës kundër qeverisë. Ai ndodhet në Bruksel.

Ora 11:58
Protestuesi lëndohet gjatë përplasjes me policinë (FOTO)

Një nga protestuesit të cilët kanë tentuar të çajnë me forcë kordonin e policisë është lënduar pas përplasjeve me forcat policore. Deri më tanë ata simpatizantët e PD-së kanë tentuar të çajnë kordonin disa herë, duke sjellë edhe zhvendosjen e tij më tutje se në nisje të protestës.

1553166439_protestuesi.jpg

Ora 11:52
Kryemadhi nxit turmën, protestuesit sulmojnë kordonin e policisë (VIDEO)

Teksa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje për të mos u ndalur për të rrëzuar qeverinë protestuesit janë nisur drejt kordonit të policisë duke u përpjekur të futen me forcë brenda perimetrit të sigurisë. Kjo ka sjellë zhvendosjen e kordonit të policisë.

"Nuk ka asnjë hap pas. Lë të djegim këtë sistem, ne do të vijojmë rrugën tonë" u shpreh Kryemadhi. Në këtë moment turma ka bërë thirrje për sulm ndaj kordonit të policisë.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë është në gatishmëri ndërkohë ka vënë edhe maskat kundragaz pasi nëse do ketë tentativa të tjera nga protstuesit për të sulmuar kordonin e sigurisë do të përdoret gazi lotsjellës për të sjellë shpërndarjen e turmës.

1553165641_cahetkordoni.jpg

Ora 11:30
PAMJE të veçanta! Momenti kur 'dylbitë' kapin mat protestuesit mbi selinë e PD-së: Hedhin gurin 'fshehin' dorën (VIDEO)

Në tarracën e selisë së Partisë Demokratike, që ndodhet ngjitur me Kuvendin e Shqipërisë, kanë hipur persona që qëllojnë me gurë, hedhin kapsollë, shashka e tymuese në drejtim të parlamentit. Policia nga ana tjetër e selisë, ka mundur të shmangë përshkallëzimin e situatës duke përdorur autobotët me ujë me presion.

Në oborrin e PD-së janë djegur goma makinash, ndërsa në këto pamje të veçanta që disponon Report Tv, shihen protestuesit mbi tarracë, të maskuar, teksa hedhin gurë dhe sende të forta në drejtim të Parlamentit. Ata janë pikasur me dylbi nga forcat e policisë që janë në terren për të garantuar mbarëvatjen e protestës së gjashtë të opozitës jo parlamentare kundër qeverisë Rama.

Para Kuvendit u tentua disa herë të çahet kordoni i Policisë i vendosur në radhë të parë për të siguruar godinën e institucionit të Kuvendit, ku brenda tij mbahet seancë plenare. 

Ora 10:52
Tentohet të çahet kordoni i policisë tek Kuvendi, hidhen kapsollë dhe tymuese (VIDEO)

"E duam Shqipërinë si gjithë Evropa". Me këto thirrje, protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë së vendosur para Parlamentit, nën thirrjet me megafon të policisë për tu tërhequr dhe për tu shmangur nga aktet e dhunës. Efektivët e policisë janë të pajisur me maska kundragaz. Ndërkohë që nëse do të ketë tentativa të tjera, ndaj protestuesve pritet të hidhet ujë me presion dhe gaz lotsjellës.Protestuesit nuk ndalen së hedhuri kapsollë, shashka dhe tymuese ndaj efektivëve të Policisë. 

1553161949_perleshje2.jpg

Ora 10:41
Dita e Berishës! (VIDEO)

Në të gjitha protestat kundër qeverisë, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i heshtur. Nuk ka mbajtur fjalime politike, rrallë ka dhënë prononcime për gazetarët e interesuar, ndërsa gjithmonë nuk ka qenë në ballë të protestës. Ka zgjedhur të rri i mënjanuar, e madje siç rrallë ndodhte, kur ai vinte në protestë, turma e simpatizantëve as nuk e vinte re. Por këtë të enjte, ish-kryeministri Sali Berisha, është pritur me ovacione të mëdha mes turmës së protestuesve mbledhur para Kuvendit të Shqipërisë.

Mbështetës që e takonin dhe puthnin, të tjerë nuk humbisnin rastin për të bërë "selfie". U pa i qeshur dhe entuziastë teksa takonte simpatizantët e opozitës.

E shkak për këtë duket se është bërë mungesa e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili për herë të parë, nuk ishte në ballë të protestës, që duhet theksuar se është e gjashta në numër kundër qeverisë. Edhe për ish-kryeministrin Berisha dukej se ishte një atmosferë 'pritëse' mes mbështetësve, që i kishte munguar.

Kjo pasi Berisha është munduar të tregohet i tërhequr nga drejtimi i Partisë Demokratike, dhe kryesimin e protestave t'ja lë Lulzim Bashës. Por edhe në protesta të tjera, veçanërisht në tubimin e fundit të 16 marsit që shpërtheu në dhunë tek Parlamenti, kryeopozitari Basha u pa teksa komunikonte në telefon gjatë gjithë kohës. Nuk dihet se me kë bisedonte lideri demokrat, por ajo që lihet të kuptohet është se direktivat për protestën nuk kanë munguar. Në mungesë të Bashës, krah të cilit vinte gjithmonë në nisje të protestës, këtë të enjte Berisha erdhi në protestë krah ish-kryekomunarit të Lazaratit, Dasho Aliko.

1553161524_dashaliko001.jpg

Ora 10:31
PAMJE ME DRON/ Ja sa protestues janë sot përpara parlamentit

Report Tv ka siguruar pamjet me dron të protestës së sotme të opozitës, përpara parlamentit. Mbështetës dhe simpatizantë të PD-së, LSI-së, dhe forcave politike aleate, kanë rrethuar kuvendin, ndërkohë që policia ka marrë masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Ora 10:23
Basha i 'delegon' protestën bashkëshortes, dërgon një mesazh nga Brukseli

Lulzim Basha mungon në protestën e sotme të opozitës pasi ndodhet në Bruksel kur po takohet me eurodeputetë, ndërkohë që krah deputetëve demokratë është parë bashkëshortja e tij e cila është shfaqur në mbështetje të tubimit të PD-së.

Ndërkohë që vetë Lulzim Basha ka dërguar një mesazh nga Brukseli duke e shoqruar me një video të protestuesve. Ai thotë se opozita lufton për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira.

"Ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një qeveri të çliruar nga krimi dhe zgjedhje të lira. Klika e krimit e bërë njësh me qeverinë do të shembet nga themelet!", shkruan Basha.

VIDEO e protestës e postuar nga Basha
Ora 10:22
Hidhen tymuese dhe kapsollë, policia - Bardhit: Largo nga protesta personat e maskuar

SImpatizantët e opozitës kanë hedhur kapsollë dhe tymuesë në drejtim të policisë vendosur para parlamentit. Policia ka bërë thirrje me megafon për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur episode të dhunës në protestë.

Policia i është drejtuar sërish me megafon organizatorit të protestës, sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhi që të largojë nga protesta persona që kanë të maskuar fytyrën për të fshehur identitetin e tyre, me  dyshimet sipas uniformave blu se mund të kryejnë akte të dhunshme.

"I nderuar zoti Bardhi! Në mes të protestuesve ka persona që mbajnë maska, merrni masa për largimin e tyre nga tubimi pasi policia do të zbatojë ligjin", ishte thirrja për zotin Bardhi. 

Ora 10:14
Salianji: Po të duam futemi në parlament për dy minuta, gazin lotsjellës e kemi si karamele

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është baashkuar me protestuesit të cilët janë drejtuar për tek Kuvendi. Gjatë marshimit ai është ndalur në prononcim për mediat ai tha se protestuesit dalin sot për rikthyer sovranitein e ndërsa shtoi se po të donin do të hynin në parlament për dy minuta.

"Banorët duan të rikthejnë sovarnitetin. Ne nëse do donin të hynim në parlament do të hynim për dy minuta. Gazi lotsjellës është si karamele", u shpreh Salianji.

Ora 10:02
Ish-deputetët demokratë bashkohen me protestuesit...po Basha ku është?!

Ish-deputetët demokratë i janë bashkuar simpatizntëve të Partisë Demokratike të cilët pasi nuk janë lejuar të kalojnë përmes pedonales kanë ndryshuar rrugën. Mes tyre janë Ervin Salianji, Fatmir Mediu, Edi Paloka dhe sekretari i Pëgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Ndërkohë që ajo që vihet re është mungesa e kryedemokratit Basha i cili nuk ndodhet ditën e sotme në Shqipëri. 

Kjo është protesta e parë e opozitës e cila zhvillohet pa liderin demokrat dhe për pasojë ka ndryshuar edhe itineriari i saj.

Në protestat e mëparshme protestuesit janë mbledhur përpara kryesisë së PD-së për t'u nisur drejt Kuvendit dhe Kryeministrisë, ndërkohë që sot mbledhja e turmës ka nisur nga shesh Skëndërbej.

Ora 09:45
Fotot nga momentet e inicdentit mes policisë dhe ish-deputetit Balliu e banorëve të Unazës së Re
Ora 09:37
Klevis Balliu tenton të çajë kordonin e policisë me 'Astirin' (VIDEO)

Banorët e unazës së re dhe disa simpatizantë të PD-së janë përplasur me policinë pasi kjo e fundit ka bllokuar kalimin e tyre në zonën e pedonales për të siguruar deputetët dhe për të shmangur sulmet ndaj tyre ashtu sikurse ndodhi tre javë më parë me tre deputetë të opozitës.

Bashkë me protestuesit ndodhet dhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu i cili është konfrontuar me policinë duke mbrojtur protestuesit dhe duke i bërë thirrje policisë që të lejojë kalimin e tyre në zonën e pedonales.

Ora 09:35
Masat e policisë/ Rethohen Kuvendi dhe Kryeministria (FOTO)

Policia ka marrë masat pë ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së sotme ndërkohë që në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare. Shqiptarja.com mëson se në protestë do të jenë në gatishëmëri mbi 700 forca policie dhe FNSH, pra më pak se protesta e 16 marsit

Ndërkohë që masat do të jenë të shtrira para Parlamentit dhe Kryeministrisë, teksa të dy institucionet janë rrethuar me gardh metalik.

Policia ka vënë në gatishmëri edhe autobotin e ujit i cili do të përdoret në rast se turma do të tentojë të futet me forcë në perimetrin e sigurisë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasani: 22/03/2019 06:38

    Sa vjen po pakesohi esht davaje e gjat i thojn nja 2vjet akoma do merziteni se po vjen dhe Spak do i rregulloj tamam gjerat

    Përgjigju
  • Dridhe Like: 21/03/2019 16:28

    Paska lojtur nga fiqiri fare,kujdes moj se mos na ben ndonje hata ai derdimeni yt ne presidence e paska hak qyqari,personalisht nuk e paskam ditur c'fare "doktoreshe" paska ky halabak president,zonja e pare e ulur neper rruge la nam kjo rrugace femer.

    Përgjigju
  • Erik: 21/03/2019 15:14

    T'i thote dikush Monikes se ata femijet e ditelindjes '95 jane nga 24 vjeç sot, ndersa ajo i beri Parlamentit peshqesh deputete "foshnje" nga 21 vjeç qe do hartonin dhe aprovonin ligjet edhe per keta femijet 24 vjeçare. Kur te dalin e keshilloje Moniken t'u jap cicen ketyre femijeve qe te pushojne te qarat.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 21/03/2019 14:31

    Po bejne pelegrinazh pak a shume si "Udha e Golgotes" (apo via crucis, por nuk dua te blasfemoj). Kane stacionet e tyre te vuajtjeve (parlamenti, kryeministria, drejtoria, leshi me qime...e keshtu me radhe). Do i keshilloja te shkonin ne Laç, se ndoshta ben mrekulli shenjtori. Lulit ia rrit veshet, Mones ia ul hunden, Likes ia shpon xhepat, Edit ia rrudh gojen.

    Përgjigju
  • latif: 21/03/2019 14:08

    A budallenj o budallenj ju terhoqi Rama drejt policise dhe tani deputetet dalin rehat nga kuvedi

    Përgjigju
  • Ela: 21/03/2019 13:39

    Po a durohet Monika nje cope idiote, po futeni i top muti ne goje asaj se eshte e peshtire. Kush i shkon nga mbrapa asaj moj amane? Ka goje ajo qe eshte supermilionere?

    Përgjigju
  • Toni London: 21/03/2019 13:28

    Paloqja Vasiloqja Salinjloqja ahhahahhaha a ju dhjefsha mu ne opozite

    Përgjigju
  • Pidhiisemes: 21/03/2019 13:16

    Bravo. Gju me gju me popullin. Mase ua fut populli k..in deri ne rreze.

    Përgjigju
  • Xoni: 21/03/2019 13:09

    Lufta me gure ose INTiIFADA

    Përgjigju
  • eri: 21/03/2019 12:33

    po kta e rezun me 16 mars ramen cdun me,,apo u penduan

    Përgjigju
  • Donela: 21/03/2019 12:28

    Kapeni per leckash monstren Monika Kryemadhi nje grua e degjeneruar,nje funderrine qe ka shkalluar nga fiqiri,po ky president qe don te vrase veten le ta beje ama le ta beje per kete grua lavire qe paska e jo per te miren e vendit se nuk ka mbetur ky vend ne doren e ketyre letyrave.

    Përgjigju
  • Fahrri Bajg Mut Pler Spiuni: 21/03/2019 11:19

    100 veta hahahahahaha

    Përgjigju
  • toni: 21/03/2019 10:58

    hidhuni nga nje dore jonxhe e te qetsohen kta te pd

    Përgjigju
  • Ariu: 21/03/2019 10:25

    500000 protestuesit e PD në protestën madheshtore me ne krye djalin e spiunit të komunizmit Klevis robqir balliu. Protestë që asnjëher nuk ishte parë në Shqipëri

    Përgjigju
  • Socialist: 21/03/2019 09:56

    po cfar shtet leshi kape per bythesh mor nje spursjak klevis bytha te bej sibi fort nje klysh i neveritshem kapeni legenin e plaseni brenda shikoje ben me ky keshtu Toleranca ka kufi prandaj bejn kesht ato plehra Po e merzisni popullin me re tilla idjotsira

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia