Kryeministri Rama mbërrin në Vlorë, do të takohet me Ivanka Trump për investimet strategjike në zonë

21 Janar, 18:30 | Përditesimi: 21 Janar, 18:30

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve, Rama do të akomodohet në vilën qeveritare.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se kryeministri pritet të zhvillojë një takim privat me Ivanka Trump, si dhe me arkitektët që kanë shoqëruar gjatë ditës së sotme vajzën e presidentit amerikan Donald Trump.

Mësohet se në fokus të takimeve do të jenë investimet e mundshme strategjike në zonën e Vlorës, të lidhura me interesat e familjes Trump dhe të dhëndrit të presidentit, Jared Kushner.

A.A/Shqiptarja.com