Kreu i qeverisë Edi Rama u ndal sot në Tropojë, në vendlindjen e ish-kryeministrit Sali Berisha ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie Rexh Byberi. Rama thumboi Berishën duke thënë se ai nuk parandaloi dot masakrën e Valbonës.
Rama komentoi deklaratat e presidentit Ilir Meta duke thënë se ky i fundit tashmë po zë vendin e Nard Ndokës pas thotë se anëtarët e Kolegjit Zgjedhor ishin të trembur dhe këtë e pa përmes fotove.
Më vonë ai ndal edhe në Kukës, ku zhvilloi një takim në Aeroportin e këtij qytetit. Mitingu elektoral i tij ishte planifikuar të mbahej në qendër të qytetit por për shkak të incidenteve dhe tentativave të militantëve të PD për ta penguar këtë takim, ai është zhvendosur pranë Aeroportit.
Në cdo qark, PD-ja ka ngritur komitete për të bllokuar kryeministrin Rama në takimet e fushatës, ndërsa në një udhëzim që Basha shpërndau për degët udhëtonte që të kishte rezistencë si në Shkodër edhe duke perfshire konfrontime me forcat e policise por duke shmangur perplasje me miltantet socialiste