Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, bën live vaksinën anti-COVID, e para në vend

24 Dhjetor 2020, 11:38 | Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 11:39

SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka bërë live vaksinën ndaj COVID-19 duke u bërë njeriu i parë në vend i cili merr dozën e parë të Pfizer.

Ditën e sotme në Serbi ka nisur vaksinimi anti-COVID i qytetarëve, duke u bërë kështu vendi i parë në Ballkan që bën një gjë të tillë.Kryeministrja ka kryer dozën e parë të vaksinës live, me qëllim rritjen e besueshmërisë të qytetarëve për efektshmërinë e saj.

b.ha./Shqiptarja.com