SERBI- Ditën e sotme do të nis në Serbi vaksinimi anti-COVID i qytetarëve, duke u bërë kështu vendi i parë në Ballkan. Kryeministrja e vendit Ana Bërnabiç, do të jetë në mesin e personave të parë të cilët do të bëjnë vaksinën anti-COVID, dhe kjo me qëllim rritjen e besueshmërisë dhe efektshmërisë së saj.
“Nëse do të arrinim të vaksinonim një milion qytetarë me vaksinën deri në fund të janarit, do të ishte një sukses i madh. Vaksina është shpëtim, kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të filloni sa më shpejt të jetë e mundur marrjen e dozave të saj, për të kursyer sa më shumë jetë njerëzish të jetë e mundur”, tha presidenti Vuçiç.
Më datë 22 dhjetor qeveria serbe ka pranuar në vend rreth 5 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Vuçiç gjithashtu tha se Serbia është pjesë e sistemit COVAX , e cila është e udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhe ka paguar 4 milion dollarë për vaksinat.
Grupet prioritare për në marrjen e vaksinës, do të jenë të moshuarit, të cilët janë edhe më të ekspozuar dhe rrezikuar ndaj virusit.
Serbia është vendi i parë në Ballkan i cili ka marrë vaksinën anti-COVID, dhe do të vaksinojë qytetarët e saj. Në Evropë, pasi është miratuar nga EMA, do të nisin vaksinimet më 27 dhjetor, siç edhe kanë lajmëruar krerët e shteteve të ndryshme.
Autoritetet serbe deri më tani kanë regjistruar më shumë se 300,000 persona të infektuar dhe 2,800 viktima si pasojë e sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.9%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 571
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rritet numri i viktimave nga zjarri në një azil në Serbi, ndërrojnë jetë tre gra që ndodheshin të shtruara në spital
26 Mars, 15:51
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Vizitën e ministrit serb Llonçar e ndaluam për shkak të refuzimit të vajtjes së Çekut në Preshevë
26 Mars, 15:51
-
Enver Robelli: Studentët serbë duan ta rishkruajnë historinë me manipulime
25 Mars, 21:57
-
Negociatat e amerikanëve në Riad me rusët e ukrainasit, Meçollari në Report Tv: S’ka paqe të qëndrueshme në Ukrainë pa çlirimin e territoreve
25 Mars, 19:51
-
Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb, pas marrëveshjes Shqipëri-Kroaci-Kosovë
25 Mars, 17:04
-
Vuçiç përkujton sulmet e NATO-s në 1999: Disa duan të bëjnë luftë, i bezdis suksesi ynë! Dodik: Padrejtësi, asnjë përgjegjës për to
25 Mars, 14:04
-
Presidenti serb takim me të dërguarin e BE për dialogun: Asociacioni, kusht për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën
25 Mars, 12:56
-
‘Lista Serbe, shkop në duart e Aleksandër Vuçiçit’! Çfarë nënkupton 'Lëvizja për Popullin dhe Shtetin' për serbët nga Kosova?
25 Mars, 08:49
-
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut krah Dodik në përvjetorin e agresionit të NATO-s në Serbi, BDI poston foton: Akt i turpshëm dhe provokim
24 Mars, 22:35
-
10 gjëra që ndoshta nuk i dinit për ndikimin rus në Ballkan
24 Mars, 21:25
-
Sot 26 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër regjimit të Millosheviçit, Sheholli: Shqiptarët duhet t'i jenë falenderues brez pas brezi Aleancës e SHBA-ve
24 Mars, 20:56
-
Non grata nga SHBA, zv.kryeministri serb: Shërbimet ruse po na ndihmojnë të 'luftojmë' kundër protestave! Vendi ynë nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO
24 Mars, 13:24