Kryengritja e Wagner ndaj Rusisë, presidenti lituanez: Fakti që Prigozhin strehohet në Bjellorusi është rrezik i madh

27 Qershor 2023, 22:04

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda foli edhe për kryengritjen e grupit të milicisë Wagner në Rusi. Ai u shpreh se fakti që Prigozhin është strehuar në Bjellorusi është një rrezik i madh.

“Ditët e kaluara pamë kryengritjet e grupit Wagner. Nëse Rusia vë një vrasës të tillë në Bjellorusi atëherë ne jemi në një rrezik edhe më të madh. Planet e reja të mbrojtjes janë të një rëndësie të madhe për ne.”- tha Presidenti i Lituanisë.