Kryepeshkopi Joan mesazh për Pashkët: Dashuria për njëri-tjetrin, besimi, paqja, ringjallja... "Anastasi ndërmjetëson për ne atje lart!"

17 Prill 2025, 22:36 | Përditesimi: 17 Prill 2025, 22:36

Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joan, ka ndarë mesazhin e tij në prag të Pashkëve. Fortlumturia e tij shprehet se Pashka është përkujtimi i Ngjalljes së Zotit Jezu Krisht dhe e vërteta themelore e besimit dhe e jetës.

Në mesazhin e tij, Kryepeshkopi Joan nuk lë edhe pa përmendur edhe kryepeshkopin Anastas i cili u nda nga jeta në fund të janarit. Edhe pse nuk është më pranë nesh ai shprehet se ngushëllohemi se  Anastasi ndërmjetëson për ne pranë Zotit.

A.A/Shqiptarja.com