Kryetari i PD në Shkodër: Pjesëmarrje masive në votime, vetëm Shehaj nuk ka komisionerë

13 Qershor 2021, 13:42

Kryetari i PD në Shkodër Xhevdet Amuli duke folur për procesin e votimeve tha se ka pasur pjesëmarrje masive dhe anëtarët kanë pritur në rradhë për të shprehur vullnetin e tyre.

“Pjesëmarrja ka qenë shumë e madhe. Mbi 50 vetë kanë qenë në rradhë gjatë gjithë kësaj kohe. Secili nga komisionerët ska toleruar gjënë më të vogël. Për udhëzimet kanë qenë në dijeni dhe kandidatët për deputetë. Edhe deputetët kanë pasur vëzhguesit e vetë. Procesi është i qetë. Deri tani ka kaluar 30% e votimit. Numri i anëtarëve të PD është 3100 votues anëtarë të PD”, tha ai.

Për komisionerët ai tha se 3 kandidatët Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Lulzim Basha i kanë, kurse Agron Shehaj jo.

“Kadilli Harxhi dhe Basha kanë kurse Shehaj ka pasur gabime te komisionerët e tij janë jashtë po jo brenda zyrës së votimit. Janë jashtë vendit ku zhvillohet procesi. Mua sme duket krejt proces formal është një proces dhe një luftë shumë e madhe që po bëhet nëpërmjet kandidatëve. Unë i kam ndjekur dhe nga afër gjatë fushatës”, tha ai.

  •