Kryetarja e Forumit të Gruas së PS në Mat kandidoi si e pavarur, Rama e ironizon: Le ta provojë…

7 Nëntor, 10:45 | Përditesimi: 7 Nëntor, 10:45

Për bashkinë e Matit në garë janë tre kandidatë. Altin Bojni i PS do të përballet me Eduart Brahilikën, kandidat i pavarur që mbështetet nga PD, por përballë do të jetë edhe një kandidate që ka dalë nga radhët socialistëve. Suzana Pasha është kryetare e Forumitt ë Gruas së PS-së në Mat dhe kandidon si e pavarur.

Gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri Rama, teksa po fliste me Bojnin, bëri një koment ironic ndaj saj.

Pjesë nga biseda:

Altin Bojni: Në Mat kemi dy të pavarur. Njërin që e mbështet PD, por është regjistruar i pavarur. Edhe tjetër kemi edhe një avokate që ka dalë e pavarur.

Edi Rama: Po mirë, ta provojë (qesh)

r.k./Shqiptarja.com