Kryetarja e Komitetit të Helsinkit: Mbajtja e të pandehurve në kafaz xhami, e paligjshme! Cënon prezumimin e pafajësisë dhe pengon komunikimin me avokatin

28 Prill, 18:15 | Përditesimi: 28 Prill, 18:15

Gjatë seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ish-Presidenti Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ish-ministri Ilir Beqaj, janë mbajtur në kafaz prej xhami. Komiteti Shqiptar i Helsinkit e ka cilësuar të padrejtë këtë praktikë dhe në shkelje të të drejtave të njeriut. Më pas për Beqajn GJKKO vendosi që në seancën e radhës të mos qëndrojë më në kafaz xhami.

I.M/Shqiptarja.com