Kryhen 24% e punimeve në rrugën Orikum-Dukat, ministrja e Infrastrukturës: Brenda tre vitesh përfundojnë punimet

23 Nëntor 2021, 18:33 | Përditesimi i fundit: 2021-11-23 18:42:07

Që nga nisja e investimit fund vitin e kaluar me një vlerë 67.3 milionë euro, janë realizuar 24% të punimeve në rrugën Orikum-Dukat.

Bashkimi i Bypassit të Fierit me tunelin e Llogarasë për të dalë më pas në rrugën e Dhërmiut, që pritet të lehtësojë rajonin e jugut me shkurtim të distancës, sipas ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku duhet të mbyllet brenda 3 viteve.