Kryqëzimi i 'vdekjes' në Yzberisht të Tiranës! S’ka semaforë, shoferët e kthejnë në pistë garash kush kalon i pari

13 Maj 2021, 15:57

Një rrugë e cila duhet të përshkohet me 40 km në orë, është kthyer në pistë garash për shoferët e papërgjegjshëm. Dy ditë më parë një aksident me vdekje ndodhi në bulevardin e Yzberishtit, kurse mungesa e një semafori bënë që shoferët të sfidojnë njeri-tjetrin duke rrezikuar jetën e të tjerëve.