Ktheu banesën në bazë për furnizimin e grupeve kriminale, Gjykata e Lezhës lë në burg Aleks Lulashin

7 Dhjetor 2023, 11:53

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 40 vjeçarin Aleks Lulashi i cili u arrestua të martën (5 dhjetor) nga policia e Lezhës pasi banesa në pronësi të tij ishte kthyer në bazë për grupet kriminale për furnizimin me automjete të vjedhura.