Kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit, fluks në pikën kufitare të Kapshticës, 3243 persona hyjnë në vend gjatë 24 orëve të fundit

22 Dhjetor 2023, 13:33

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ka nisur fluksi për shkak të kthimit të emigrantëve për festat e fundvitit. Gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se vetëm nga pika kufitare e Kapshticës kanë hyrë 3243 persona dhe kanë dalë 1686 të tjerë.