Kuadër i ri ligjor për Investimet, Mete: Synojmë një ligj të unifikuar, garanci më shumë për investitorët

26 Tetor 2023, 14:26

Qeveria po harton ligjin e ri për investimet strategjike në vend dhe jo vetëm, pasi në një kuadër të ri do të përfshihen edhe investimet e huaja. Edhe pse nuk ka dhënë detaje ministri i Financave tha se ligji i ri do të stimulojë investimet në vend dhe synon të përmirësojë klimën e biznesit.