Kuçovë/ Fermerët nuk gjejnë treg për vajin e ullirit, përgjysmohet çmimi i vajit! Nga 800 në 400 lekë për litër

14 Nëntor, 14:49 | Përditesimi: 14 Nëntor, 14:49

Në Kuçovë fermerët nuk gjejnë treg për të shitur vajin e ullirit. Nga 800 lekë/litër, çmimi ka rënë në 400 lekë. Sipas tyre, shkaku kryesor është ndërprerja e eksporteve me Italinë. Ndaj kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, pasi kanë sasi të medha vaji në stok, ç’ka po i çon drejt falimentimit.

A.Hl/Shqiptarja.com