Kuçovë, ndërpriten punimet në lagjen ‘Llukan Prifti’, investimi 77 mln lekë duhej të kishte përfunduar në gusht 2021, Bashkia: Pengesë shpronësimet

27 Prill 2022, 10:19 | Përditesimi: 27 Prill 2022, 10:19

Punimet për rikualifikimin e lagjes "Llukan Prifti" në Kuçovë janë ndërprerë, duke lënë rrugët me çakull e baltë. Investimi me vlerë 77 milionë lekë duhet të përfundonte në gusht 2021, por bashkia tha se nuk ka dalë ende vendimi i qeverisë për të shpronësuar objekte

r.k./Shqiptarja.com