Kuçovë/ Ndërtimi i ujësjellësit në burimin e Sinecit, 5 banorë në grevë urie: Të ndërpriten punimet ose do vazhdojmë deri në vetëflijim

3 Gusht 2021, 18:50 | Përditesimi i fundit: 2021-08-03 19:33:19

Banorët e Lumasit në Kuçovë kanë hyrë në grevë urie, ku kërkojnë anulimin e projektit të bashkisë së Kuçovës për ndërtimin e një ujësjellësi në ujëvarën e Sinecit, pasi siç shprehen ata jetojnë me atë ujë. Ata kërkojnë pezullimin e punimeve dhe të mos u preket uji i Sinecit sepse sipas tyre jetojnë me këtë ujë dhe vadisin kulturat e tyre bujqësore.