Kufijtë me Greqinë të mbyllura çdo mbrëmje, hapja krijon radhë në Kakavijë! Pala greke u bën tamponin qytetarëve

7 Gusht 2020, 15:27

Mbrëmja e 6 gushtit shënoi mbylljen e kufirit me Greqinë përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm, si pjesë e masave të marra kundër përhapjes së COVID-19.

Kufijtë do të jenë të hapur çdo ditë nga ora 06:00-22:00 dhe vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë kaluar në pikën kufitare të Kakavijës me qindra shtetas dhe makina.

Konkretisht 500 shtetas kanë hyrë në territorin e Shqipërisë dhe 400 kanë dalë deri tani përmes pikës Kufitare te Kakavijës. Gjithashtu kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike 300 automjeteve dhe kanë dalë 250 automjete prej orës 06:00 ku nisi sërish lëvizja dhe u hap kufijtë.