Greqia mbyll Kakavijën e Kapshticën në orarin 22:00-06:00! Karantinë 7 ditë kush hynë në territorin grek nga 16 gushti

Greqia mbyll Kakavijën e Kapshticën në orarin 22:00-06:00! Karantinë 7 ditë kush hynë në territorin grek nga 16 gushti

Dogana Kakavije

Pikat e kalimit të Kakavijës dhe Kapshticës do të jenë të mbyllura nga ora 22:00 deri në orën 06:00 duke filluar nga 6 gushti si në hyrje dhe në dalje të Greqisë, pasi autoritetet greke kanë vendosur masa të reja kufizuese për frenimin e covid-19. Qeveria greke ka vendosur të zgjerojë masën e mbylljes se kufirit nga ora 22:00 dhe deri në orën 06:00 të mëngjesit edhe me Kapshticën, ku më parë ishte vendosur vetëm për Kakavijën.

Duke filluar nga dita e sotme në orën 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit nuk do të mund të kalojë asnjë person apo automjet, pasi pala greke do të mbyll kufirin.

Kalimi do të jetë i lirë çdo ditë nga ora 06:00-22:00 ku do të lejohen të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.

Gjithashtu duke filluar nga 16 gushti, çdo shtetas që do të hyjë në territorin grek përmes pikës kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës do të karantinohen për 7 ditë.

Policia e Shtetit shprehet se qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që pikat e kalimit janë të mbyllura, pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

Gjithashtu duke filluar nga 1 gushti deri më 15 gusht të gjitha fluturimet midis Greqisë dhe Shqipërisë do të kryhen vetëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës "Eleftherios Venizelos", duke përjashtuar rrugët për në aeroportet e tjera. Lejimi do të behët vetëm për 15 ditë, pasi vlerësimi i vendeve të BE për hapjen e kufijve me vendet e tjera bëhet çdo dy javë duke monitoruar situatën me pandeminë.

Ndërkohë që është e ndaluar për shtetasit e BE apo ata me leje qëndrimi në BE dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës për në Greqi. Janë të shumtë personat që e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar, por nga 1 korriku, Greqia e ka ndaluar si pjesë e masave anti-covid.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teveqel: 06/08/2020 21:40

    Pse punon Kapshtica?!!

    Përgjigju
  • Bravo: 06/08/2020 19:34

    Edhe ata qe kishin ne mendje nje pushim tek ju do rrone ne vendin e tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?