Kufizimi i lëvizjes dhe mbyllja e bareve e restoranteve, Tomini: Vendimi u mor se indikatorët dhanë nivel të lartë alerti! Karantina totale do jetë faza e fundit

10 Nëntor 2020, 12:57 | Përditesimi i fundit: 2020-11-10 14:38:55

Drejtoresha e epidemiologjisë pranë IShP-së, Eugena Tomini, në një intervistë për Report Tv ka folur për masat e reja që do të nisin zbatimin nga dita e nesërme, nga kufizimi i lëvizjes te mbyllja e bareve dhe restoranteve, duke thënë se një vendim i  tillë është marrë pasi indikatorët mbi infektimet dhe vdekjet nga Covid kanë dhënë nivel të lartë alerti. Kurse sa i përket karantinës Tomini tha se kjo do të jetë faza e fundit, pasi si fillim infeksioni do përpiqet të ndalohet me masa më të lehta.