Masa të reja për COVID/ Nga nesër ndalohet lëvizja nga ora 22:00 - 06:00! Në këtë orar 'kyçen' restorantet dhe lokalet

Rritja e shifrave të koronavirusit ka detyruar Komitetin Teknik të Ekspertëve të Shëndetësisë që të ndërmarrin masa të reja kufizuese në Shqipëri. Duke filluar nga e dita e nesërme (11 nëntor), do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 - 06:00.

I njëjti kufizim do të jetë në fuqi dhe për restorantet dhe baret të çilat do të qëndrojnë të mbyllura gjatë kësaj fashe orari. Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakaçolli deklaroi se do të lejohet lëvizja vetëm për arsye pune ndërkohë që do të lejohet vetëm shërbimi 'delivery' për restorantet.

Masat do të zgjasin për 3 javë ku më pas do të vëzhgohet efektiviteti i tyre në mënyrë që të vendoset mbi vijimin e kësaj situate. Ndërkohë ajo tha se do të bisedohet për administratën publike në mënyrë që të shihet mundësia për të zhvilluar punën nga shtëpia vetëm aty ku është e mundur.

Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjença shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery). Smart-ëorking për administratën publike (sipas speçifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve" - tha Mira Rakaçolli.

Ndërkohë deri më tani shkollat nuk përbëjnë rrezik për rritjen e shifrave të koronavirusit në vend. Rakaçolli tha se nga vëzhgimi epidemiologjik në shkollat e vendit tonë, nuk është e nevojshme një kufizim apo mbyllje e tyre por situata do të vijojë të monitorohet.

"Maskat kanë dhënë rezultat pasi në të kundërt shifrat do të ishin detyrimisht më të larta. Gjatë hetimit epidemiologjik, më të shumtat e rasteve nuk i kanë përdorur maskat në shumë rtaste. Unë shpjegova që çdo masë që merret, merret për shkak të shifrave. Ne nuk na rezulton që në shkolla të kenë një shpërndarje më të madhe të koronavirusit. Ne po vazhdojmë monitorimin dhe gjithmonë masat do të jenë në dinamikë me rritjen e të infektuarve. Shkollat nuk kanë influençuar në rëndimin e situatës" - tha Rakaçolli.

Së fundmi, Drejtori i Urgjençës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se çdo javë do të ketë një komunikim nga Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë për mediat mbi situatën me masat kufizuese si dhe për situatën epidemiologjike.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/11/2020 21:08

    /QYTETAR/neve ne Mass.guvernatori na e ka vene 22.00-5.00.Mendon qe edhe keta e kane vene si mase pa sens?!

    Përgjigju
  • Qytetari: 10/11/2020 08:59

    Eksperte te nderuar merrni masa qe te kene logjike se jane pa pike lidhje keto qe beni. Nese realisht gjendja eshte shqetesuese nuk mund te mbyllesh baret dhe restorantet ne 22.00 deri ne 06.00...ne ate orar vetem ata qe nisen me furgona per pune mund te pine kafe dhe mbas ores 10 ska kembe njeriu, me mire lerini hapur fare se dhe ata qe jane ju siguroj qe nuk perbejne rrezik se jane tek pulle dhe kane distancim social. Nje fare mase do ishte ora 18.00, jo se kemi qejf te mbyllemi por per stabilizimin e gjendjes, por ju skeni koker leku per ti dhene bizneseve dhe kete se beni dot ndaj ja fusni nje bllokim sa per sy e faqe 22.00-06.00 Jeni jashte realiteti me vjen keq, lereni hapur me mire se eshte mase pa sens

    Përgjigju
  • Publik: 10/11/2020 08:34

    Dhe të mendosh që numrat që publikojnë janë thjeshtë ato që arrijnë të bëjnë, se kaq fuqi kanë, ose aq duan të publikojnë. Imagjino se sa mund të jenë në të vërtetë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja