Kujdes nga virozat, pishinat dhe merimanga e zezë! Mbi 100 fëmijë çdo ditë në Pediatrinë e Elbasanit! Flasin mjekët

2 Korrik, 16:56

Çdo ditë në pediatrinë e Elbasanit paraqiten rreth 100 fëmijë, të prekur nga virozat e stinës. Ndërsa në urgjencen e përgjithshme janë shtuar rastet e pickimeve nga insektet, ku më të rrezikuar nga merimanga e zeze dhe gjarpërinjtë janë fermerët. Mjekët tregojnë rreziqet dhe masat mbrojtëse.