Kukës/ Banesat në fshatin Përbreg nën ujë prej në muaji, shkak rritja e nivelit të ujit në Fierzë! Banori: Ka ngelur të shkoj në shtëpi me not

25 Qershor 2023, 16:54

Pesë familje në fshatin Përbreg të Kukësit janë përmbytur prej një muaji. Tokat e tyre janë nën ujë, ndërsa gjithë zona është mbuluar me mbeturina. Këto familje kanë shtëpitë pranë liqenit dhe rritja e nivelit të ujit ka shkaktuar probleme në përditshmërinë e tyre.