Kukës/ Banorët i rikthehen blegtorisë, Sabri Hutra: E hoqa tufën para një dekade, sot kam 40 dele, sebep djali që u kthye nga Anglia

21 Janar, 15:36

Sabri Hutra nga Kalimashi i Kukësit e kishte braktisur blegtorinë një dekadë më parë kur mbeti vetëm, pasi fëmijët emigruan. Por sot i është kthyer punës së të vjetër, motivuar nga i biri, i cili erdhi nga Anglia për të investuar në fshat. 70-vjecari mbarështon 40 krerë dele dhe synon bashkë me të birin ta shtojë fermën.