Rruga e tre fshatrave në Kukës e rrënuar, 100 familje ankohen se janë lënë në harresë! Banorët: Prej 30 vitesh askush s’ka vënë dorë, rrezikohen fëmijët kur ikin në shkollë

14 Janar, 16:48 | Përditesimi i fundit: 2024-01-14 17:49:29

Rreth 100 familje në tre fshatra të Kukësit janë thuajse të izoluar për shkak të amortizimit të rrugës që i lidh me pjesën tjetër të vendit. Banorët e zonës thonë se prej 30 vitesh nuk është investuar, pavarësisht premtimeve elektorale në fushata, duke e bërë rrugën një rrezik të përditshëm për ta dhe nxënësit e shkollave, e sidomos në raste të urgjencave mjekësore që mund të jene edhe fatale.