Kukës/ I ranë inerte nga lartësia, plagoset 11-vjeçari! Kaloi në kantierin e ndërtimit gjatë pushimit në shkollë, nën hetim tekniku i firmës dhe punonjësi

17 Shkurt, 17:47 | Përditesimi: 17 Shkurt, 17:47

Një nxënës i shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” në Kukës u plagos gjatë orarit të pushimit. 11-vjeçari ka hyrë në kantierin e ndërtimit të shkollës profesionale që ndodhet pranë shkollës së tij, ku aksidentalisht ranë inerte nga lartësia. 

I.M/Shqiptarja.com