Kukës, nis puna për rikonstruksionin e rrugës që lidh fshatrat në Has me Kosovën

22 Mars, 10:59

Është kërkuar prej vitesh por mesa duket Dobruna dhe disa fshatra të njësisë Golaj në Has do të kenë rrugën e asfaltuar dhe sipas standardeve. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur punën për rikonstruksionin e kësaj rruge 8,5 kilometër e me një vlerë 1.2 milion euro.