Kukës/ Ura e madhe mbi Drin, debate në këshillin bashkiak! I kërkohet ARRSH-së të mos bllokohet kalimi nga ura e vjetër, zgjatet 4 km rruga për banorët

19 Korrik, 22:53

Ndërtimi i urës së re mbi lumin Drin, bllokon kalimin nga ura e vjetër për banorët e Kukësit dhe Tropojës duke zgjatur 4 km rrugën deri në rrethrotullimin e Gostilit. Në mbështetje të shqetësimit të tyre këshilli bashkiak i Kukësit vendosi t’i kërkojnë ARRSh që të mos e bllokojnë kalimin në urën e vjetër.