Shtëpia e re e fëmijëve “Zyber Hallulli” do të zhvendoset pranë “Vilave Gjermane”, ndërsa Kompleksi i ri i Inspektorateve Shtetërore do të integrohet brenda kullave të reja moderne që do të ndërtohen pranë stadiumit “Air Albania”. Për projektin fitues u zhvillua një konkurs mes 5 studiove të njohura arkitekturore, ndërsa i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

















